Shefi i diplomacisë belge Rejnders për vizitë në Maqedoni

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme të Mbretërisë belge, Didie Rejnders, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni, me ftesë të shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki.

Siç kumtoi MPJ, krahas takimit me nikoqirin e tij Poposki, Rejnders do të pritet edhe nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanovm nga kryeministri Nikolla Gruevski, ndërsa do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Fatmir Besimin. Vizita është në funksion të nxitjes së mundësive të reja për bashkëpunim bilateral, si dhe bashkëpunim në planin multirateral, theksojnë nga MPJ-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button