Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadoren Auer

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, në selinë qendrore të partisë priti në takim Ambasadoren e Francës,  Laurence Auer.

Në takim është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit me Ambasadën e Francës, çështjet aktuale politike, zhbllokimin e procesit integrues dhe tema të tjera me karakter politik.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka shprehur vërejtjet e PDSH-së, lidhur me
mungesën e dialogut të vërtetë politik, imitimin e dialogut politik në komisionin parlamentar, si dhe të devijimit të tërësishëm të rrugës së integrimeve euro-atlantike të vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button