Lëvizja BESA: Do jemi aty ku jeton edhe shqiptari i vetëm

Lëvizja BESA sonte u ndal në Hasanbeg të Shkupit për ta shpalosur platformën, ku u formua Këshilli Nismëtar Komunal për komunën e Gazi Babës dhe komunën e Aerodromit. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe disa nga anëtarët e Këshillit Nismëtar Qendror dhe disa nga anëtarët e Trupit Koordinues të Lëvizjes BESA.

“Deri sot të drejtat elementare të shqiptarëve kanë qenë në dëshirën dhe mëshirën e politikës maqedonase. Por, shtrohet pyetja, ku ka qenë këtu roli i partive politike shqiptare? Deri sot, populli shqiptar, duke përfshirë këtu edhe shqiptarët e komunave të Gazi Babës dhe Aerodromit, në vazhdimësi i kanë dëgjuar premtimet e partive politike, u kanë besuar atyre dhe pa asnjë rezervë i kanë përkrahur derisa ato parti kanë ardhur në pushtet. Por, pas çdo pjesëmarrje në pushtet të partive politike shqiptare, populli ka mbetur i zhgënjyer, gjendja e rëndë sociale ekonomike dhe arsimore vazhdimisht ka shënuar rënie dhe kurrsesi të gjendet një përmirësim. Para pak kohe gjatë kongresit tematik të BDI-së, kryetari i tyre deklaroi se subjekti i tretë politik shqiptar do të ishte i dëmshëm për shoqërinë shqiptare. Por, pyeteni atë dhe pyeteni veten: cili ka qenë subjekti BDI në kohën kur është formuar. As i treti nuk ka qenë bile. Ka qenë i katërti”, tha anëtari i Trupit Koordinues të Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi – Zejd.

Pas tij fjalën e mori Adnan Azizi, po ashtu anëtar i Trupit Koordinues të Lëvizjes BESA, i cilifoli më shumë për çështjen aktuale politike në vend:

“Këto ditë e shohim se zyrtarët e partisë shqiptare në pushtet sikur janë rehatuar se LSDM-ja nuk paska gjetur materiale të dëmshme për to. Megjithëse, secili shqiptar në Maqedoni, përfshi edhe aktivistët e asaj partie, e dinë saktë e mirë se kush e çfarë ka bërë. Sidoqoftë, ata le ta bëjnë të veten, pro ne prej Hsanabegu dëshirojmë t’ia dërgojmë një porosi Zevit dhe një Ali Ahmetit. z. Zaev, meqë deri tash nuk publikove asgjë për këta shqiptarë, ne vërtet dyshojmë në sinqeritetin tënd. Prandaj, mbaje mend: ti mund t’i amnistosh këta shqiptarë dhe ata t’i përdorësh për qeveri, ama mos harro se ne shqiptarë kurrë nuk do ta falim këtë. Ti po e viktimizon një komb për t’i shpëtuar nja 10 njerëz. Nëse vërtet je duke bërë kështu, ta dish se kjo për neve është më keq seç na e bënte Cërvenkovski në Gostivar, në Tetovë e në Bit Pazar. Për neve fshehja e krimit është e barabartë me krimin..” Mandej, Azizi theksoi: “Ndërkaq, ti z. Ali Ahmeti, që me ndihmën e gjithfarë emisarësh e shpëtove veten edhe kësaj radhe nga zbulimi i asaj që jeni vërtet, mos harro se – edhe nëse ta falë Zaevi, Zoti nuk ta falë. Edhe nëse ta falë Zaevi, se atij i duhesh, ne nuk ta falim.” tha ai.

Levizja BESALevizja BESA

U bë prezantimi i Këshillit Nismëtarë Komunal të Aerodromit i përbërë nga 15 anëtarë, i cili për koordinator kishte zgjedh për herë të parë femër, Ardiana Ramadani. Po ashtu në këtë rast u realizua edhe prezantimi i Këshillit Nismëtarë Komunal i Gazi Babës, i përbërë nga të gjitha vendbanimet e Komunës me gjithsej 21 anëtarë, i cili për koordinator kishte zgjedhur ekonomistin Fatmir Shaqiri.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button