Blerim Shala: Perandoria Osmane, e kishte lejuar shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë (Video)

Debati i ditëve të fundit në lidhje me rolin e Perandorisë Osmane mbi shqiptarët, ka nxitur shumë reagime dhe debate në shoqërinë kosovare, me ç’rast nuk kanë mbetur pa u përfshirë edhe imamët kosovarë, e me pastaj edhe historian dhe publicist.

Pas imamit të Prizrenit, Irfan Salihu, i cili gjatë një ligjerate të inçizuar kohë më parë kishte deklaruar se Osmanlinjët ishin çlirues të shqiptarëve, nga serbët, kanë dal në pah edhe deklaratat e hsitorianit Nuri Bexheti, i cili ka thënë se shqiptarët i kishin zgjeruar territoret me ardhjen e osmanëve në këto pjesë.

Por, në rrjetet sociale po qarkullon një video në të cilën edhe publicisti Blerim Shala, njëherësh ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, i bashkohet radhës se atyre që theksojnë se Perandoria Osmane nuk e kishte penguar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai thekson se tash pasi që është shenuar 100 vjetori i pavaresise së Shqipërisë, nëse i kthehemi historisë, 100 vite të ekzistimit të shtetit shqiptar, janë 100 vite të konfliktit të vazhdueshëm shqiptaro – serb.

Sipas tij, konflikti shqiptaro-serb, e ka përcaktuar identitetin e shtetit shqiptar, të metat e atij shteti dhe problemet qe ka pasur ai shtet.

“Pavarësia e Shqipërisë fillimisht ka filluar si pavarësi nga Perandoria Osmane. Nëse i shihni dokumentet të cilat kanë dalur tash në shesh, kërkesa për pavarësi të Shqipërisë, ka përfunduar si kërkesë imediate e Ismail Qemalit për të shpëtuar nga Serbia, dhe jo nga Perandoria Osmane. Perandoria Osmane për më shumë e ka lejuar që të shpallet pavarësia, sipas dokumentacionit të fundit. Ky fakt gjithmonë e ka paracaktuar fatin e shtetit shqiptar, shumë më tepër sesa raportet greko-shqiptare, sepse ne zakonisht i balansojmë këto. Në 1912-tën, kur është shpallur pavarësia e Shqipërisë, Serbia i ka kontrolluar rreth 70 për qind të territoreve etnike shqiptare. Nikolla Pashiqi në dokumentet interne ka thënë se Shqipëria nuk duhët që të ekzistoje fare si shtet. Austro-Hungari ka kërkuar diku 42 mijë kilometra katrorë, për shiqptarët(shtetin e tyre), ndërsa kemi përfunduar në 28 mijë kilometra katrorë. Ka kërkuar Prishtinën, keto kufijtë e sotme të Kosovës. Në fund ka thënë shikoni ka mbetur Peja, Gjokova, ne smund të nxjerrim më shumë për ju. Ky konflikt (shqiptaro-serb) sot ka mbrri në fundin e tij, sepse sot Serbia kontrollon veriun e Kosovës edhe Luginën e Preshevës, asgjë më tepër. Kjo nuk do të thotë se nuk kemi telashe ende, por mendoj se duhet të përmbyllet kjo çështje”, ka deklaruar Shala./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button