Çfarë mendon ai për takat e tua?

Një femër e vërtetë nuk mund të bëjë pa këpucët me taka, të konsideruara si një simbol i vërtetë i elegancës, sensualitetit dhe feminilitetit. Sigurisht, këpucët e gjimnastikës janë shumë komode dhe na lejojnë që të ecim për kilometra të tërë, pa ndier asnjë sforcim, por çdo femër e di se, për të “çmendur” një mashkull, duhet të veshë një takë 12 cm, sa seksi aq edhe të parehatshme.

Thënia “Kush do të duket bukur, duhet të vuajë pak” është shumë e vërtetë, sepse meshkujt tërhiqen më shumë nga femrat që veshin këpucë të larta. Këtë gjë e ka demonstruar edhe një studim francez i kryer nga Universiteti i Bretagne dhe i publikuar në revistën Archives of Sexual Behaviour (Arkivat e Sjelljes Seksuale).

Hulumtimi është kryer te një grup femrash të veshura të gjitha njëlloj, me këmishë të bardhë, pantallona të gjera dhe xhaketë të zezë. Por të vetmen gjë që kishin ndryshe, ishin këpucët. Disa kishin veshur pupa, të tjerat këpucë me takë të ulët dhe disa të tjera këpucë me takë 12 cm.

Në 83 për qind të rasteve, femrat me taka të larta ia dilnin që të ngjallnin më shumë interesin e meshkujve në krahasim me të tjerat. Për shembull, meshkujt tregoheshin më të gatshëm për t’i dhënë një objekt të rënë në tokë femrave që mbanin taka të larta, sesa atyre që vishnin të sheshta.

Pra rezultatet e studimit treguan se takat e larta lidhen me një tërheqje më të madhe seksuale dhe për pasojë, me një mundësi më të madhe për t’u afruar me meshkujt. Nicholas Gueguen, autori i studimit, ka thënë se: “Edhe unë, si mashkull, preferoj ta shoh gruan time me taka të larta. Mendoj se këtë gjë e duan shumë burra në botë”.

Disa nga mendimet që kanë meshkujt për llojin e këpucëve që ju vishni

Është konstatuar se meshkujt formojnë një mendim të parë për femrat edhe në bazë të asaj që ajo ka mbathur:

Nëse ke mbathur atlete të shtrenjta

Mashkulli do të mendojë: “Ajo ose është sportiste që fiton shumë, ose është dikush që me gjithë dëshirë do të ma paguajë ndonjë pije ose drekë. … Apo thjesht i pëlqejnë këpucët sportive. Shpresoj që të mos jetë tepër mendjemadhe”.

Nëse ke mbathur atlete të thjeshta

Ai do të mendojë: “Është e lumtur në martesë dhe nuk është e mirë në shtrat. Nëse nuk është kështu, atëherë ajo thjesht nuk i kushton aq rëndësi pamjes së jashtme”.

Nëse ke mbathur këpucë, çizme të shkëlqyeshme lëkure, me taka të larta

Ai do të mendojë: “Ajo, me të vërtetë është e dashuruar me veten e saj dhe kjo i rri shumë mirë”.

Nëse ke mbathur këpucë të stilit “retro” (të vjetër)

Mashkulli do të mendojë: “Uau, me gjasë kjo është një femër inteligjente. Duket se sonte do të kaloj një mbrëmje për mrekulli me këtë femër të arsimuar, e cila, megjithatë, me gjasë nuk fiton shumë”.

Nëse ke mbathur këpucë të zeza, me taka jo të larta

Do të mendojë: “Hëm … Kjo është një femër që ka një punë me përgjegjësi, fiton shumë dhe i pëlqen moda klasike. Mund të jetë edhe pak mendjemadhe”.

Nëse ke mbathur këpucë të thjeshta ngjyrë kafe

Ai do të mendojë: “Ngjyra kafe është ngjyrë e dheut, planetit, sinqeritetit … Me gjasë bëhet fjalë për një vajzë demode, e cila që në fillim të lidhjes, do të insistojë në fejesë. A dua unë me të vërtetë që të martohem dhe të kem fëmijë?”.

Nëse mbath “mokasine”

Ai do të mendojë: “Uh, femër e shtresës së lartë. Me gjasë është edukuar që të jetë e thjeshtë dhe modeste”.

Nëse ke mbathur këpucë klasike, pa ndonjë veçanti.

Ai do të mendojë: “Ja edhe një femër konservatore. Me gjasë i pëlqen që të shkojë në koncerte të muzikës klasike apo të grupeve muzikore, për të cilët nuk kam dëgjuar kurrë. Sa e mërzitshme që është…”.

Nëse ke veshur këpucë “Dr. Martens”

Ai do të mendojë: “Pa dyshim, bën pjesë në ndonjë band apo të paktën ka qenë në të kaluarën pjesë e ndonjë grupi muzikor. Apo ndoshta e dëshiron një gjë të tillë …”/Shqip

Lajme të ngjashme

Back to top button