Fatos Lubonja kritikon Blendi Fevziun

atos Lubonja ka qenë gjithmonë kritik ndaj Blendi Fevziut, dhe këtë ai e ka bërë edhe në studion e “Opinion”. Por, vërejtjet e analistit të larguar tashmë nga emisioni i “Tv Klan” kanë shkuar edhe më tej.

10422400_10152700748077198_7351628816309936435_n

Lubonja duke folur për librat e Fevzos, kryesisht për librin për Enver Hoxhën dhe Mbretin Zog, thotë se pavarësisht se janë shitur shumë, librat janë shkruar “nxitimthi”.

Përveç kësaj, Lubonja ka rezerva edhe për emisionin e “Opinion”, që e ka bërë Fevziun një nga personazhet më të famshëm të televizionit në Shqipëri. Sipas, Lubonjës moderatori i “Opinion” ka dështuar në misionin e tij për të qenë “pushtet i katërt” duke u kthyer në “zgjatim të politikës”.

10940582_10152716017667198_1476515498727750144_n

Lidhur me diskutimet mbi kandidimin e mundshëm të tij për Bashkinë e Tiranës, Lubonja është shprehur gjatë intervistës për Sonila Meçon në emisionin “Kontrata”, se “për momentin nuk ka asnjë projekt të tillë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button