Parma barazon me Interin, ndërsa Milani triumfon ndaj Palermos

Skuadra e Parmas ka arritur të marrë një barazim të madh në udhëtim kundër Interit.

Sfida e zhvilluar në San Siro përfundoi në barazim 1:1, me Parmën që luajti ndoshta ndeshjen më të mirë të stinorit.

Fredy Guarin (25’) kaloi Interin në epërsi zikaltërit, mirëpo një gol nga mbrojtësi shqiptar Andi Lila (44’) barazoi shifrat për Parmën që tashmë ka falimentuar.

Fitore të madhe ka shënuar Milani, skuadër ecila triumfoi në udhëtim 2:1 kundër Palermos.

Alessio Cerci (37’) dhe Jeremy Menez (83’) shënuan golat e fitores për Milanin, teksa golin e vetëm për vendasit e shënoi Paulo Dybala (72’ p).

Milani tani ka 41 pikë në pozitën e tetë në renditje, teksa Interi ka 38 pikë në pozitën e nëntë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button