fbpx

Rita Ora, fama që vjen duke punuar

Udhëtimi i Rita Orës nga emigrante tek “The Voice of UK” dhe tek “50 shades os Gray”, është titulli që i ka kushtuar gazeta britanike “Mirror” një shkrimi për karrierën e 24-vjeçares shqiptare.

Por të jesh Rita Ora është rraskapitëse. Vetëm vitin e fundit ajo ka përshkuar 130 mijë kilometra dhe qindra orë fluturim për të arritur realizimin e angazhimeve të saj.

Suksesi nuk vjen pa sakrifica dhe miqtë e ngushtë të Ritës tregojnë sesi ajo fle më pak se 5 orë në ditë, ndoshta e vetmja gjë e përbashkët me gruan e hekurt Margaret Thatcher, dhe pendohet për çdo gjë e cila i duket se është humbje kohe.

Ky është një regjim për të cilin Rita falenderon familjen e saj. Deri më tani popstari ka një pasuri prej 100 milionë paund, një llogari kjo private që kontrollohet nga bankierët e mbretëreshës Elizabeth.

Por një tjetër fakt që e dallon RItën, përveç bumit të saj në tregun muzikor dhe kinematografik, është kontributi që ajo po jep në ndihmë të ekonomisë britanike. Së bashku me disa artistë të tjerë ajo bën pjesë në listën e cilësuar si “njerëzit më premtues në vend”.

Vetëm vitin që shkoi, Rita Ora kontribuoi me 9 milionë paund për ekonominë e vendit ku është rritur, edhe pse thuajse në çdo paraqitje televizive Rita e kujton me nostalgji vendin e saj të origjinës, prej ku është larguar që 1 vjeç.

Momentalisht 24-vjeçarja është anëtare e jusrisë së show-t britanik “The Voice” dhe sipas shumë zërave në botën e showbizz-it, ajo ka shumë premisa se do të jetë një nga yjet që do lërë gjurmë për shumë kohe në skenën ndërkombëtare. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button