fbpx

Nënat dhe fëmijët tetovar pritën Gruevskin me protestë (FOTO)

Lëvizja Nëna dhe fëmija priti Kryeministrin Gruevski në Tetovën e ndotur. Në shenjë proteste, nënat i treguan Gruevskit vizatimet e fëmijëve të tyre që kanë ilustruar ndotjen e ajrit. Edhe organizata joqeveritare Eco Guerilla gjatë ditës së djeshme i bëri ftesë të hapur kryeministrit që të shkojë në vizitë të fabrikës Jugohrom për të parë rrjedhën e punës për vendosjen e filtrave që sipas tyre as që ka filluar.

1614376_456518101179584_551038018454427070_o

Ata kërkuan llogari nga kryeministri për helmimin masiv që po ju bëhet banorëve të Tetovës me rrethinë. Në bazë të ligjit për ambient jetësor, nenet për qasje në informacion të qytetarëve, anëtarët e organizatës kërkuan njohjen nga afër me programin për parandalimin e ndotjes së mëtutjeshme.10828111_456531147844946_6012909311077317542_o

Ndryshe nga herët e tjera, sot Tetova nuk pati problem as rrugët e pa pastra e as parkingjet e stërmbushura. Ardhja e kryeministrit i kishte mobilizuar punonjësit lokal në vend që të pastrojnë çdo cep të qytetit në mënyrë të përpiktë.

10835026_456519414512786_8390056118948996889_o 11080385_456531334511594_8376843517583095237_o 11094184_789187937830263_1731220486_n 11100423_789191107829946_1182378964_n 11110812_456516614513066_8289047179099342227_o

Lajme të ngjashme

Back to top button