Shkupi i kthehet fitores, Drita befason Gostivarin

Lideri i Ligës së dytë, skuadra e Shkupi pas disfatës së javës së kaluar, përsëri ka arritur të rimerr veten dhe të marrë tri pikë të reja, kësaj radhe kundër një skuadre të fortë siq, është Euromilk. Shkupi në ndeshjen e radhës luajti e kompletuar dhe arriti që me vetëm një gol të shënuar në minutën e 47-të nga Goran Maznov të rikthejë dieferncën në tabelë.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Goran Maznov, ndërsa Shkupi edhe pse kishte edhe shumë raste të tjera, kjo ishte e mjaftueshme për të vazhduar rrugëtimin drejt ligës së parë.

Drita e Bogovinës ka befasuar Gostivarin duke e mundur me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga Valmir Jonuzi në minutën e 77-të të ndeshjes, ndërsa Makedonija Gj.P ashtu edhe siç pritej ka marrë tri pikë në Kërçovë në duelin me Napredokun, pas fitores së pastër me rezultat 0:3.

Nesër kompletohet xhiroja e 20-të e Ligës së dytë pasi duhet të zhvillojnë ndeshjet skuadra eKozhufi – Vëllazërimi dhe “Skopje” – Mlladost CD. / Portalb /

Tabela: Shkupi 45, Mlladost CD (-1) 33, Makedonija Gj.P 32, Gostivari 30, Kozhufi (-1) 28, Vëllazërimi (-1) 27, Skopje (-1) 24, Euromilk 24, Drita 20, Napredoku 9 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button