Thaçi, takohet me ambasadorin francez, më vonë pret Oravin

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi në selinë qendrore të partisë priti në takim Ambasadoren e Francës, Laurence Auer.

Në takim është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit me Ambasadën e Francës, çështjet aktuale politike, zhbllokimin e procesit integrues dhe tema të tjera me karakter politik.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka shprehur vërejtjet e PDSH-së lidhur me
mungesën e dialogut të vërtetë politik, imitimin e dialogut politik në komisionin parlamentar, si dhe të devijimit të tërësishëm të rrugës së integrimeve euro-atlantike të vendit.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi gjithashtu ka shprehur brengosje se shqiptarëve dita ditës u merren të drejtat dhe bëhen më të varfër.

Ai ma vone do të takohet me Aivo Orav, ambasadorin e BE-së në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button