Fitojnë Shkëndija dhe Renova

Skuadra e Shkëndijës më në fund I kthehet fitores, edhe atë duke marrë tri pikë të mëdha në duelin me skuadrën e Sileksit në Kratovë. Trajneri Jeton Beqiri ka dalë të ketë strategji të mrekullueshme, pasi e tij kanë shënuar fitore bindëse me rezultat 3:0.
Jufo dhe Selmani në 15-të minutat e para i dhanë epërsinë Shkëndijës për rezultat 0:2, ndërsa në minutën e 73-të, ishte Berisha ai i cili vulosi fitoren e lartë për kuqezinjtë, që nga Kratova u kthyen me “gjah” të plotë.

Skuadra e Renovës ka vazhduar me paraqitje të mrekullueshme, kësaj radhe duke shënuar fitore të pastër 2:0 ndaj Metalurgut. Izair Emini që tani më është bërë ikonë e Renovës dhe futbollit në Maqedoni, ishte kreator i fitores.

Në ndeshjet tjera vlen të përmendet barazimi i Vardarit me Bregallnicën 0:0, ndërsa Rabotniçki ka mundur Teteksin me rezultat 1:2. Pelisteri ishte skuadra tjetër që ka humbur pikët në shtëpi, pasi është mundur nga Horizont Turnoova me një gol të shënuar. / Portalb /
Tabela: Vardari 49, Rabotniçki 48, Shkëndija 40, Renova 36, Sileksi 30, Metalurgu 26, Turnova 25, Bregallnica 19, Pelisteri 19 dhe Teteksi 9 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button