Më 28 Nëntor vendosën flamurin kombëtar: Serbia padit pronarët e lokalëve të Preshevës (Foto)

Disa nga pronarët e lokaleve të qytetit të Preshevës, sot kanë pranuar ftesat për t’u paraqitur në Gjykatën për kundërvajtje në Vranjë për, siç thuhet, “prishje të rendit publik shtetëror të Serbisë” për shkak të vendosjes së flamurit shqiptar në objektet që janë private.

Si çdo vit, pjesa më e madhe e lokaleve në Preshevë gjatë ditës së 28 Nëntorit vendosin flamurin kombëtar shqiptar, njësoj siç ndodh edhe në institucionet lokale ku qeverisin shqiptarët.

Për shqiptarët, ftesat e tilla për gjyq, shihen si presion dhe tendencë e Beogradit për të penguar sipërmarrësit lokalë që të zhvillojnë bizneset e tyre. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button