Marin Mema godet përsëri, të mos jesh shqiptar 2 (Video)

Pas emisionit mbi Dibrën, Rekën e Epërme dhe Tetovës, nesër do shfaqet një emision tjetër për Maqedoninë, nga gazetari i Top-Channel, Marin Mema.

Nga reportazha e shkurtër që jepet në Youtube, duket se emisioni ka tematikë të shpalosë të vërtetat shqiptare në qytetin e Ohrit dhe asimilimin e shqiptarëve ortodoks e musliman në këtë rajon në sllavë e turq respektivisht, ngjashëm si në Rekën e Epërme. Emisioni quhet, Të mos jesh shqiptar (2), që duket se është vijim i asaj në Rekën e Epërme, programuar, nga Marin Mema dhe Fitim Dika.

Në emision jepen të dhëna se Ohri ka pasur 80% të popullatës shqiptare, ndërsa sot nuk numëron as 6%. Sesi ka ardhur deri te kjo gjendje, mund të kuptohet nesër në mbrëmje, ora 20:45, te emisioni Exclusive, Top- Channel.
Në statusin e tij në Facebook, Marin Mema shprehet:

“Këtë të dielë në 20 – 05 EXCLUSIVE ne TOP CHANNEL është koha që “patriotët” shqiptarë të partive politike shqiptare ne Maqedoni te shohin veten ne pasqyren e realitetit qe kane prodhuar ne qytetin e Ohrit. Te shohin sesi humbi nje qytet me mese 80 perqind shqiptar dhe sesi vazhdon edhe sot te manipulohet historia e tij. S’ka doreza veç te verteta si kurre me pare. E pas tyre le te “perdridhen” sërisht këta politikanë në FB për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.”

Kohëve të fundit, televizioni shqiptar, Top-Channel, i ka kushtuar kohë më të gjatë mediatike problemeve në Maqedoni. Se ç’farë programesh do shfaqen në të ardhmen për Maqedoninë, pritet të shikohet./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button