Arsenali deklason Liverpoolin

Arsenali ka shënuar fitore të madhe. Ekipi i Arsen Wengerit ka shënuar fitore ndaj Liverpoolit me rezultat 4:1.

Skuadra nga Emirates fitoren e ka siguruar qysh në pjesën e parë pasi realizoi tre gola nëpërmjet: Hector Bellerin (37), Mesut Ozil (40) dhe Alexis Sanchez (45).

Kurse, krejt çka arritën lojtarët e Liverpoolit, në pjesën e dytë, ishte zvogëlimi i avantazhit në 3:1 me golin e Jordan Henderson, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 70-të.

Ndërsa, goditjen e fundit ekipit të Brendan Rodgersit ia ka dhënë sulmuesi francez, Olivier Giroud, i cili shënpo për 4:1 në fund të takimit.

Pas kësaj fitore, Arsenali është ngjitur në vendin e dytë në tabelë me 63 pikë të tubuara, derisa Liverpooli mbetet i pesti me 54 pikë të tubuara

Lajme të ngjashme

Back to top button