Sela: Pas konsolidimit, fillojmë procesin për bashkimin e opozitës shqiptare

Pas konsolidimit të radhëve të Lëvizjes për Reforma, do të fillojë procesin për bashkimit e mundshëm të opozitës shqiptaretheksoi kryetari i Lëvizjes Ziadin Sela.

Sela theksoi se nuk është i befasuar nga disa paralajmërime për bashkëpunim eventual mes BDI-së dhe Menduh Thaçit, pasi sipas tij të dy subjektet tashmë janë një, kur bëhet fjalë për pengimin e forcave të reja politike.

“Duhet ta stabilizojmë opozitën, që është një element shumë i rëndësishëm i një shoqërie dhe ne do të punojmë bashkë me Arbenin dhe me kryesinë që do të zgjidhet sot, në drejtim të krijimit të një opozite të bashkuar dhe të fortë, e cila do ta marrë legjitimitetin nga ato të cilët e kanë keqpërdorur 13 vite, ashtu siç e keqpërdorën edhe gjakun dhe paratë e shqiptarëve, që është BDI-ja, dhe do ta shfrytëzojmë këtë legjitimitet për të mirën e atyre që do të na japin dhe ky është populli i cili do të na votojë”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar i Lëvizjes për Reforma – PDSH.

Kuvendi Qendror i Lëvizjes për Reforma, në mbledhjen e parë në Shkup, zgjodhi Arben Taravarin për Sekretar të Përgjithshëm të Lëvizjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button