Trajanov: Euro-integrimet, të parëndësishme për liderët partiak

Sot në Parlament, partitë politike nënshkruan memorandum për përmbushjen e qëllimit strategjik të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Siç thotë Pavle Trajanov, lideri i Aleancës Demokratike për NovaTv, ajo që liderët e partive parlamentare nuk shkuan në Parlament për të nënshkruar, është shenjë se ata nuk i japin rëndësi të maftueshme procesit eurointegrues të Maqedonisë.

Memorandumi është detyrim nga marrëveshja e një marsit e nënshkruar mes partive politike, në prezencën e përfaqësuesve të BE-së, me qëllim të vazhdimit të dialogut ndër-partiak.

Partitë nënshkruese të dokumentit, detyrohen që me vazhdueshmëri dhe pa vonesë, në kuadër të institucioneve, t’i zbatojnë të gjitha aktivitetet dhe reformat e duhura për përmbushjen e kriteriumeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me çka, do të sigurojnë përkrahje konstruktive.

Do të përmbahen nga veprimi dhe aktiviteti i cili do të pengojë ose do të ndikojë negativisht në proces, që pastaj, mospajtueshmëria ose mendimet ndryshe do të tejkalohen me dialog të ndërjesllë në kuadër të institucioneve, para së gjithash, në parlamentin e Maqedonisë.

PDSH dhe Partia Liberale nuk e nënshkruan këtë memorandum. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button