Ademi: Shkolla e mesme në Saraj do të jetë gati për gjashtë muaj

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi sot në Komunën e Sarajit vizitoi objektin e shkollës së re të mesme, e cila do të ndërtohet për gjashtë muaj.

“Sot jemi këtu me kryetarët e Qytetit të Shkupit dhe komunës së Sarajit për të kryer inspektimin në ndërtimin e shkollës së re të mesme në këtë komunë. Unë duhet të theksoj se marrëveshja me ndërmarrjen e mëparshme të ndërtimit është ndërprerë për shkak të mosrespektimit të afatit të ndërtimit, me ç’rast Ministria e Arsimit dhe Shkencës, shpalli thirrje të re publike dhe nënshkroi marrëveshje për realizimin e punëve ndërtimore”, deklaroi ministri Ademi.

Investimi në vlerë prej mbi 32 milionë denarë është siguruar nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Shkolla e re e mesme është me një sipërfaqe prej 1900 m2, dhe në te do të vendosen 12 klasa, katër kabinetë dhe objekteve të tjera ndihmëse.

Lajme të ngjashme

Back to top button