Gruevski: Akuzat e Zaevit rrezikojnë të prishin marrëdhëniet me Kinën dhe Izraelin

Kryeministri Nikola Gruevski, në tubimin e sotëm në Tetovë në fjalën e tij tha se “njerëzit janë më të mençur se Zaev dhe grupi i tij” dhe me një zemër të pastër dhe me një vullnet të mirë ne do të luftojmë për Maqedoninë tonë.

“Ne jemi këtu para jush, dhe ne i bëjmë thirrje publikut edhe nga këtu, nga Tetova, Maqedonia është më e fortë se ju, njerëzit janë më të mençur se Zaev dhe grupi i tij, populli është mburoja jonë dhe me një zemër të pastër dhe një gatishmëri për të luftuar për Maqedoninë tonë për çdo një prej qytetarëve tanë, dhe ne do të punojmë edhe më shumë “, tha kryeministri Gruevski.

Ai tha se akuzat e Zaevit rrezikojnë të prishin marrëdhëniet me shtetin e Kinës dhe të Izraelit, sepse në të dyja rastet përfshihen autoritetet shtetërore të këtyre dy vendeve.

Gruevski përsëriti qëndrimin e VMRO-DPMNE-së dhe të MPB-së se me akuzat e fundit Zaev ka nxjerrë në publik sekrete shtetërore, duke rrezikuar sigurinë e shtetit dhe duke destabilizuar institucionet e sigurisë.

“A është normal ky njeri”, pyeti mes të tjerash Gruevski.

“Këta nuk dinë të udhëheqin as valle, pa le më shtetin”, shtoi kreu i VMRO-DPMNE-së.

Gruevski tha se përgjimet janë të montuara dhe janë pjesë e një skenari të dëmshëm, të cilat duhet të “na paraqesin si të këqij, si dhunues, të inkriminuar”.

“LSDM po nënçmon popullin maqedonas dhe qytetarët e Maqedonisë. Ky është gabimi më i madh i skenarit të tyre. Nënçmuan popullin dhe dashurinë e tij ndaj vendit, nënçmuan kapacitetin e tij të gjykimit dhe aftësinë për të kuptuar se dikush po bën lojëra të dëmshme për shtetin. Kjo është ajo që do t’i rrëzojë ata si kullë kartash dhe që do t’u kthehet si bumerang autorit të këtij skenari të errët”, deklaroi Gruevski.

Populli ynë, vazhdoi Gruevski, “e di se kush jemi ne, cila janë veprat tona, bilanci, misioni dhe qëllimi.”

 

Lajme të ngjashme

Back to top button