Dibra në preventivë të epidemisë së shytave

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Dibër, Ylber Kokale, thotë  se  ekipet e  shtëpisë së shëndetit këto ditë  do ta zgjerojë veprimtarinë, me vizitat nëpër shkollat, me qëllim që të zbulojmë raste eventuale, por dhe të bëjmë  informimin i nevojshëm  i opinionit lokal  për pasojat e kësaj sëmundje infektive dhe masat preventive që duhet të merren  me anë të vaksinimit . 

Në këtë Shtëpi Shëndeti sipas drejtorit Kokale    ka  doza të mjaftueshme për vaksinimin e atyre që nuk kanë pranuar tri dozat e vaksinës  –  M.R.P.

Nga kjo sëmundje në rastet më të shpeshta sëmuren fëmijët e grup moshave të reja , adoleshentë deri në moshën 19 vjeçare, të cilët nuk kane pranuar vaksinat e nevojshme .  Shkaktari i kësaj sëmundje  infektive është virusi, i cili përcillet  nga pështyma, por që mund të lënë  dhe pasoja tek të rinjtë, thotë drejtori Kokale.  

Lajme të ngjashme

Back to top button