Rama dhe Thaçi nderohen në Ulqin me titullin “Qytetar Nderi”

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në Ulqin, është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” paraditen e së shtunës.

I pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi” për kreun e qeverisë sonë ishte edhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç.

Kryeministri Edi Rama e vlerësoi praninë e presidentit të Malit të Zi në këtë ceremoni dhe theksoi se “shqiptarët kanë përgjegjësinë historike për të dhënë shembullin e tyre”.

Takimin e parë në Ulqin, Edi Rama e zhvilloi me kreun e komunës, Fatmir Gjeka.

Komuna e Ulqinit nderoi me titullin “Qytetar Nderi” edhe zv/kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Zoti Thaçi u shpreh se “Ulqini është urë e popujve dhe qyteteve” dhe se “Kosova e njeh Malin e Zi përmes këtij qyteti”./ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button