Importi i veturave tani vetëm me firmë

Qytetarët që dëshirojnë të importojnë veturat të përdoruara nga vendet e BE-së këtë më nuk do të mund ta bëjnë të ardhmen individualisht. Ministria e Ekonomisë ka përgatitur propozim-ligj i cili do të shqyrtohen në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Qeverisë, ku parashihet që në të ardhmen qytetarët e Maqedonisë nuk do të mund të importojnë vetura të përdoruar nga jashtë nëse nuk kanë të regjistruar firmë, shkruan KOHA.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë,  propozues i ndryshimit të disa dispozitave ligjore për importin e veturave, deri më tani përveç personave të juridik të regjistruar në Regjistrin qendror si importues të veturave të përdorua,  kanë importuar edhe shumë persona fizik.

Ndryshimi i Ligjit për importimit e veturave të vjetra, i cili është në fuqi nga viti 2009, sipas Ministrisë ka për qëllim vendosjen e kornizës ligjore me të cilën nuk do të lejohet konkurrenca jolojale për importin e veturave të përdoruara si dhe pengimin e ekonomisë informale, duke krijuar kështu kushte të barabartë për të gjithë tregtarët që për veprimtari kanë importimin e veturave të përdorura.

“Praktika e deritanishme ka treguar se importimi i veturave të përdorura nga jashtë, përveç se nga firmat e regjistruara për importimin e veturave të përdorura është bërë edhe nga qytetarë individual. Një numër i madh i qytetarëve të cilët për nevoja personale kanë importuar veturat të përdorura nga jashtë më pas të njëjtat i kanë shitur dhe më këtë kanë krijuar konkurrencë jolojale ndaj firmave të cilat kanë të regjistruar veprimtari për importin e veturave të përdorura nga jashtë”, thotë nga Ministria e Ekonomisë. Prandaj në të ardhmen, thonë nga Ministria e Ekonomisë, të gjithë qytetarët që nuk kanë të regjistruar veprimtari për tregti të veturave të përdorura, tani me ndryshimet ligjore u merret e drejta të importojnë vetura për nevoja personale.

Lajme të ngjashme

Back to top button