Kokëdhima kërkon të eksportojë kanabis drejt SHBA

Deputeti i PS, Koço Kokëdhima nuk e ka harruar apelin e bërë publik për legalizimin e kanabisit. “Marketwired”, në një shkrim të publikuar një ditë më parë shkruan se deputeti socialist i Shqipërisë, ka nisur kontaktet me SHBA për legalizimin dhe eksportin e kanabisit.

“Kokëdhima ka qenë në kontakt me Komisionin e Kongresit për Çështjet Euro-aziatike në Uashington D.C. (CCEA), lidhur me një takim që do të zhvillohet më vonë gjatë këtij muaji, për të diskutuar mbi një fazë tjetër zhvillimi të programit për eksportin e produkteve të kanabisit nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara”, shkruan “Marketwired”.

“Deputeti shqiptar mbështet fermerët që shesin fidanë jashtë shtetit”, thuhet në këtë shkrim. Kokëdhima thotë se “Shqipëria prodhon kanabis të cilësisë së lartë, që njihet në të gjithë Evropën”. Drejtori i CECA, Caru Lee Peterson thotë se “partneriteti dypalësh SHBA-Shqipëri për mallra të lidhura me kanabisin është ende i ri, pasi u deshën pothuajse dy vjet, që nga krijimi i Programit të Shoqërisë Civile të Mijëvjeçarit të Ri për Shqipërinë për të mbërritur sot në këtë pikë. Pra, kjo mundësi ishte diçka që u mor absolutisht në konsideratë në fillim, por që ka filluar realisht të ecë vetëm këtë vit”. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button