Plenumi i Gazetarëve: RTVM është i obliguar sipas ligjit që të jetë i pavarur

Plenumi i Gazetarëve njoftoi sot se do të organizojë të hënën një debat për gjendjen, integritetin profesional dhe obligimet e Radio-Televizionit të Maqedonisë.

Në debat është ftuar të marrë pjesë edhe ekipi i redaktorëve të RTVM-së, por pjesëmarrja e tyre nuk është e sigurt.

Asnjë nga redaktorët nuk i është përgjigjur ftesës, thonë nga Plenumi i Gazetarëve.

“Kujtojmë se RTM si servis publik, është i obliguar sipas ligjit që të jetë i pavarur nga çdo organ shtetëror ose parti politike, dhe se politika redaktuese duhet të jetë e paanë ndaj tyre. Ligji për Media i përcakton obligimet e RTVM-së dhe sipas tyre ajo është e obliguar të sigurojë informim të vazhdueshëm, të plotë, të paanë, të padrejtë dhe në kohë, në përputhje me standardet profesionale dhe Kodeksin Etik të gazetarëve”, thuhet në njoftimin për debatin, dërguar medieve nga Plenumi i Gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button