Alex Ferguson: Nuk e dua teknologjinë në futboll!

Alex Ferguson është shprehur kundër përdorimit të teknologjisë në futboll, duke argumentuar se do të kishte një ndikim ndegativ dhe loja do të kthehej në “kaos”.

Ish-trajneri i Manchester United ka pranuar përdorimin e teknologjisë në rastin e vijës fatale të portës, por është kundër ndërhyrjeve të mëtejshme.

“Përdorimi i teknologjisë në vijën e portës është në rregull, por le ta lëmë me kaq. Unë mendoj se nuk duhen zbatuar aplikime të reja, si për shembull në lidhje me ndërhyrjet e gabuara, kartonët e verdhë apo të kuq”, është shprehur Ferguson

Lajme të ngjashme

Back to top button