Pjanic refuzoi transferimin te Barcelona

Shumë lojtarë në botë ëndërrojnë që të luajnë për Barcelonën. Por, kjo nuk vlen për mesfushorin e Romës, Miralem Pjanic.

Reprezentuesi boshnjak ka zbuluar se kishte refuzuar transferimin te klubi katalunas gjatë verës së shkuar, derisa vendosi ta vazhdoi kontratën me ekipin romak deri në vitin 2018.

“Unë e di se Barcelona dëshironte të nënshkruante me mua, në kohën kur po negocioja me Romën për vazhdimin e kontratës”, ka deklaruar Pjanic për La Republica.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button