United hyn në garë për Sterling

E ardhmja e Rahim Sterlingut te Liverpooli është vënë në dyshim. Reprezentuesi i Anglisë nuk ka pranuar ta vazhdoj kontratën me Reds, derisa ka rritur zërat për një largim të mundshëm nga Anfield gjatë verës.

Kurse, interesimi i klubeve për Sterlingun nuk mungon. Pas Arsenalit, Barcelonës dhe Bayern Munichut, në garë për sulmuesin ka hyrë edhe Manchester United.

Sipas gazetës britanike, The Sun, drejtuesit e skuadrës nga Old Traffrod janë të gatshëm t’i paguajnë Liverpoolit 50 milion funte (68 milion euro) për Sterliongun.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button