Kekenovski: VMRO-DPMNE nuk është shoqatë aksionare të më përjashtoj kështu

VMRO-DPMNE-ja e largoi Jove Kekenovskin nga partia. Siç njofton “Republika online“ shkaku është përpjekja për prishjen e imazhit të partisë dhe veprimi në kundërshtim me politikat dhe përcaktimet e VMRO-DPMNE-së. “Me nismën e më shumë themeluesve, veteranë dhe anëtarë të Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së Butel, komiteti disiplinor i Komitetit Komunal vendosi për ta larguar Jovo Kekenovskin nga partia” – shkruan Republika

Jove Kekenovski u përgjigj me një letër deri tek siç i quan Shoqatë Aksionarësh “N.Gruevski dhe miqtë”. Vendimin e konsideron si të paligjshëm dhe të pakuptimtë dhe ua kthen prapa.

‘Ju njoftoj se Profesor Dr. Jove Kekenovski kurrë nuk ka qenë anëtar i Shoqatës suaj, sepse është anëtar i VMRO DPMNE-së, prej themelimit të saj dhe anëtar i Forumit të patriotëve mendje-hapur dhe prandaj vendimi juaj është i pakuptimtë dhe i paligjshëm’, ka shkruar Kekenovski.

Kekenovski tashmë e disa muaj publikisht kërkon reforma në partinë në pushtet. Grupi i tij i quajtur Forumi i patriotëve mendje-hapur kohët e fundit i bashkoi forcat me të ashtuquajturën “Treshja e Amsterdamit”, Dimitrov, Lazareviq dhe Dimshovski. Të dy grupet e përbëra nga anëtarë apo ish-zyrtarë të VMRO DPMNE-së kërkojnë tërheqjen e udhëheqjes aktuale pas publikimit të “bombave” komprometuese nga opozita.

Lajme të ngjashme

Back to top button