CIA “mbështet” Irfan Salihun

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka suspenduar nga puna Irfan Hasan Salihun, imam në xhaminë “Suzi Qelebiu” në Prizren.

Salihu, gjatë një ligjërate të tij ka thënë se në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë. Sipas tij, turqit i kanë sjell shqiptarët në Kosovë dhe me pastaj iu kanë dhënë toka atyre. Deklaratat e tilla mbështetet nga historiografia serbe, por demantohet nga edhe shumë historianë të huaj.

Por, çfarë kanë bërë historianët e Kosovës që të vërtetën ta transmetojnë në botë?

Pothuaj asgjë dhe dëshmi për këtë fakti se burimet e historianëve shqiptarë rrallë e hiç merren si kredibile. P.sh. në faqen e CIA-s, për Kosovën ndër të tjera thuhet kjo:” Humbja e forcave serbe në Betejën e Kosovës më 1939 shpiu në pushtetin 500-vjeçarë otoman gjatë të cilit një numër i madh i turqve dhe shqiptarëve zhvendosen në Kosovë. Deri në fund të shekullit XIX, shqiptarët zëvendësuan serbët si grup dominues etnik në Kosovë, transmeton Telegrafi. (“The defeat of Serbian forces at the Battle of Kosovo in 1389 led to five centuries of Ottoman rule during which large numbers of Turks and Albanians moved to Kosovo. By the end of the 19th century, Albanians replaced the Serbs as the dominant ethnic group in Kosovo”).

Përditësimi i fundit i këtyre informatave është bërë në qershor 2014. Deri sot, askush nuk ka dërguar demant!
Për më shumë, klikoni: KËTU. /Telegrafi/

cia2

Lajme të ngjashme

Back to top button