Procesori i iPhone 6S (A9) do të krijohet nga Samsung

Ka pasur thashetheme të ndryshme rreth procesorit të ri të Apple A9 që do të dizajnohet për modelin ri të iPhone, përkatësisht iPhone 6s dhe iPhone 6S Plus.

Në raporte të ndryshme janë përfolur kompanitë si Samsung dhe TSMC si prodhuese të procesorit të ri të Apple.

Ndërsa tani sipas një raporti të fundit thuhe tse Samsung do të jetë kompania që do ta prodhojë procesorin e ri A9 për rivalin e saj Apple, ndërsa kjo e fundit do ta përdor atë për iPhone 6S dhe 6S Plus.

Pritjet janë që Apple ti prezantojë modelet e reja të telefonave të saj, iPhone 6s dhe 6s Plus rreth shtatorit të këtij viti.

Modelet e reja të iPhone pritet të vijnë me të njëjtin dizajn si modelet ekzistuese, ndonëse të njëjtit është thënë se do të sjellin procesorë të rinj dhe më shumë RAM, kamera të përmirësuara dhe më shumë se kaq. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button