Januzaj në Real Madrid ose PSG?

Ish mbrojtësi i Manchester Unitedit, Paul Parker është i bindur se klubi duhet ta shesë mesfushorin Adnan Januzaj.

Dhe, me paratë e shitjes së tij të sjellin përforcime në skuadër gjatë afatit kalimtar të verës.

“I riu Januzaj ka mbetur jashtë planeve të Van Gaalit. Aty janë Mata, Fellaini e Carrick, kështu që ai s’do të ketë hapësira. Kështu që, United duhet ta shesë lojtarin, i cili mund t’i sjell shumë para Manchesterit. Adnani duhet të shkojë në PSG ose Real Madrid”, tha Parker për Daily Express.

Lajme të ngjashme

Back to top button