Takimi i presidentëve të rajonit sot dhe nesër në Durrës

Në këtë takim sot udhëton për në Shqipëri, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Po ashtu pritet të udhëtojnë për në Durrës edhe presidentët e vendeve të tjera pjesëmarrëse të takimit.

Takimet e përvitshme jozyrtare të katër presidenteve të vendeve të rajonit,  një nismë e ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bamir Topi, e cila filloi udhëtimin në Vlorë më 23-24 qershor 2009, vijoi në Prizren më 26-27 qershor 2010, më tej në Ohër më 11-12 korrik 2011, dhe takimi më i fundit u mbajt në Budva, më 4-5 dhjetor 2012.

Ndër të tjera, synimi i këtyre takimeve është gjetja dhe shfrytëzimi i mëtejshëm i fushave me interes të përbashkët që çojnë drejt forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe nxitjes së bashkëpunimit rajonal midis vendeve tona. Ky bashkëpunim është një mekanizëm thelbësor që ndikon pozitivisht në përmbushjen e aspiratës se përbashkët euro integruese të vendeve tona.

Lajme të ngjashme

Back to top button