fbpx

Fotografia me Snoop Dogg i nxjerrë problem policit

Një polic në Teksas është kritikuar nga eprorët e tij për faktin se kishte pozuar në një foto me këngëtarin Snoop Dogg, i dënuar disa herë për zotërim droge.

Agjenti Billy Spears po kujdesej për sigurinë në një eveniment muzikor në Ostin të Teksasit, kur Snoop Dogg i kërkoi të bënte një foto me të.

Pak më vonë artisti e publikoi foton në Instagram shoqëruar me diçiturën: “Unë dhe qeni im”.

Zyrtarët e lartë të policisë së Teksasit kanë mbetur të irrituar nga ky postim i këngëtarit dhe e kanë kritikuar agjentin duke i thënë se nuk duhet të kishte pozuar me të, duke ditur preçedentët e tij për zotërim narkotikësh.

Snoop Dogg, emri i vërtetë i të cilit është Calvin Broadus, ka hyrë e ka dalë nga burgu që në fillim të viteve ’90 për zotërim narkotikësh.

Në vitin 1993 ai dhe truproja e tij u akuzuan për vrasjen e anëtarit të një bande rivale, por më vonë u shpallën të pafajshëm. Me kalimin e viteve, ai nuk ka ngurruar të rrëfejë të kaluarën e tij problematike me ligjin. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button