Krasniqi i kërkon përgjigjje Mustafës për deklaratën e Vuçiqit

Ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa një përgjigje të merituar, lidhur me deklaratën e Aleksandër Vuçiqit, i cili ka thënë se nuk do ta njohim kurrë Kosovën.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Vuçiqi e vuçiqët e meritojnë një përgjigje adekuate.

“Nuk e di se çka do të thotë Kryeministri ynë, por, Vuçiqi e vuçiqët e meritojnë një përgjigje adekuate. Po a do ta marrin përgjigjen e duhur, unë nuk besoj. Do të dëshiroja që këtu të jam i gabuar. Unë do të dëshirroja që Kryeministrat tanë t’ju përgjigjeshin vuçiqëve si deputetëve të opozitës në Kuvendin e Kosovës. Por kjo vështirë të ndodhë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai më pas ka thënë se kësaj deklarate kryeinstitucionalistët duhet t’ia dhënë një përgjigje.

“Kësaj të thënme, Kryeinstitucionalistët tanë duhet t’ia dhënë një përgjigje. Por përgjigje flakë për flakë nuk pamë. Nuk e di, nëse do ti thonë diçka, sy me sy kur të takohen në Bruksel me Vuçiqin?”, ka shkruar Krasniqi./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button