Qeveria e re shqiptare tre vendime të para

Në  mbledhjen e Qeverisë së re të Shqipërisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama cila u zhvillua pa praninë e mediave, u morën   tre vendimet e para të kësaj qeverie. 

Vendimete paar të Qeverisë shqiptare,  janë bërë publike, në faqen zyrtare të kryeministrisë, e cila ka ndryshuar pas votëbesimit të qeverisë “Rama”. E quajtur “Kryeministria”, kjo faqe vjen me një paraqitje vizuale krejt të re, me stemën e Republikës së Shqipërisë me shqiponjën dykrenare në ngjyrë gri mbi një shirit gri të thellë. Nën shiritin gri renditen gjashtë kategoritë që përbëjnë faqen dhe në kopertinën ballore, ku duken fotot aktuale të Kryeministrit Rama.

Më poshtë prezantohen anëtarët e kabinetit me fotot e tyre, prej nga duke klikuar mbi to shfaqen CV-të pëkatëse duke filluar nga Kryeministri, zv. kryeministri dhe ministrat. Në fund të faqes paraqitet në një shirit asimetrik, Programi i Qeverisë, fotografitë e videot si dhe njoftimet për shtyp.

 Vendimet e para të qeverisë ‘Rama”, ishin: 1. Zëvendësimin e portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit; 2. Miratimin e Kodit Etik Ministror; 3. Ndalimin e importit të plehrave në Republikën e Shqipërisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button