Nëse nuk pi 2 litra ujë në ditë, ja disa truke për t’i dhënë shije

Ujë do të thotë shëndet dhe kjo tashmë është e padiskutueshme, por disa njerëz e kanë vërtet të vështirë të pinë ujë vazhdimisht gjatë ditës, jo vetëm për faktin se janë natyra që nuk e duan ujin, por edhe sepse ai është një gjë pa shije që nuk i tërheq.

Këtu ka disa mënyra që ujit mund t’i japësh shije, për të mos u ndier keq sa herë të duhet të pish ujë:

Shto lëng frutash. Nëse hedh pak lëng frutash natyrale në gotë, uji do të marrë një shije tjetër, por edhe do t’i shtohet pak ngjyrë (pa e tepruar me sheqerin).

Shto një copë kanellë. Një shkop i vogël kanelle i vendosur në një gotë me ujë do të të bëjë ta pish ujin me qejf. Kjo përzierje jo vetëm që ka shije të mirë, por ka edhe shumë përfitime shëndetësore, pasi kanella ndihmon në uljen e sheqerit në gjak dhe kolesterolit.

Shto borzilok ose mente. Një mënyrë e mirë për të rregulluar shijen e ujit është t’i shtosh mente ose borzilok të shtypur. Lëri gjethet në ujë gjatë natës dhe në mëngjes, shto edhe pak limon.

Shto copa frutash. Ca copa nga frutat e freskëta do t’i jepnin ujit një shije të freskët, por po ashtu do të të bënin ta pije me shumë dëshirë. Shto në një enë me ujë fruta si portokalle, limon, luleshtrydhe, kokrrat e shegës ose ananas.

Lajme të ngjashme

Back to top button