fbpx

E bija e Johnny Depp është bërë vajzë e madhe! (FOTO)

Lily-Rose Depp, vajza e Johnny Depp dhe ish-partneres së tij, Vanessa Paradis, bëri njerëzit të kthenin kokat në tapetin e kuq të prezantimit të koleksionit 2014/15 të punëve artizanale të Chanel në New York të martën. 15 vjeçarja dukej shumë elegante me një bust blu pudër  me fund dhe jakë dekorative, shkruan Revista Class.

Nuk është vetëm pamja që Lily Rose Depp ka trashëguar nga i ati. Adoleshentja do të debutojë në film me Johnny Depp në “Yoga Hosers”. Filmi me regji të Kevin Smith, është parashikuar ta ketë premierën në qershor.

Johny Depp ka dy fëmijë me Vanessa Paradis. Ata janë ndarë në vitin 2012. Si ndodh me të gjithë fëmijët, edhe për Lily-n koha ka fluturuar. Ja si dukej ajo disa vite më parë në këto foto të vjetra të shkrepura nga revistat për prindërit e saj të famshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button