Armina afrohet pranë familjes Berisha

Që kur e kanë bërë publike lidhjen e tyre, çifti Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha jo vetëm që nuk kujdesen më për ndonjë foto paparaci aty-këtu, por përkundrazi, e tregojnë vetë çdo aktivitet dhe dalje publike. Këtë ka bërë së fundi Armina. I tregon vetë detajet nga pothuaj të gjitha aktivitetet artistike dhe udhëtimet e çiftit ditët e fundit, transmeton Revista Class.

Së fundi, brunia bukuroshe ka postuar një foto, së bashku me partnerin e saj, në përurimin e qendrës së re për fëmijët që vuajnë nga autizmi. “Fëmijët shqiptarë”, fondacioni i krijuar nga zonja Liri Berisha, tashmë do të ketë një qendër të re dhe për këtë, edhe Armina është krenare: “Qendra e re për autizmin në Tiranë, krenare” – shkruan ajo në profilin e saj në Instagram. Me sa duket, në këtë mënyrë Armina po fiton gradualisht vëmendjen në familjen e të dashurit të saj, aq sa nuk mungon edhe në aktivitetet e rëndësishme të tyre, sociale a kulturore qofshin.

Të ftuar në këtë përurim kanë qenë edhe vajza e ish-Kryeministrit, Argita me bashkëshortin Jamarbër Malltezi.

Lajme të ngjashme

Back to top button