“Ecoguerila”: Punëtorët e Jugohromit të shqetësuar për kushtet mizore të punës

Shoqata “Ecoguerila”, tërheq vëmendjen jo vetëm për ndotjen që shkakton fabrika e Jugohromit, por edhe për kushtet e këqija në të cilët punojnë punëtorët.

10460713_1561942510741925_7525684982530838890_n

“Të bëhet përshkrim për Fabrikën Jugohrom nuk është aspak e nevojshme sepse të gjithë jemi të njohur me pasojat e mëdha që kjo fabrikë i shkakton banorëve të qytetit të Tetovës dhe rrethinës.
Qindra fakte tregojnë që ndotja që vjen si pasojë e prodhimeve të fabrikës Jugorhrom e cila punon kundër  ligjit të Maqedonisë për mjedis duke funksionuar pa filtra dhe pa kushte të caktuar sipas standardeve Evropiane, është shkaktare e qindra sëmundjeve që ju shkaktohen qytetarëve të Tetovës”, shkruan “Ecoguerila”.

10151276_1561943020741874_2495184761096886159_n

Por, sipas kësaj shoqate një fakt tjetër shqetësuese që deri më tani nuk është folur shumë është që punëtorët në Jugohrom punojnë në kushte të vështira, pa mbrojte adekuate dhe pa sigurinë që ju nevojitet të punojnë në një fabrikë si Jugohromi që prodhon produkte shqetësuese dhe të rrezikshme.

lajmi

Fotografitë e publikuara në EcoGuerilla kanë ardhur nga vetë të punësuarit në Jugohrom të cilët nga frika mos ta humbasin punën e tyre kërkojnë nga redaksia jonë të ua mbrojë identitetin por shprehen që janë të vetëdijshme që kjo fabrikë po ua shkurton jetën atyre dhe banorëve të Tetovës dhe rrethinës.

10993084_1561943564075153_5464292173697930898_n

S.A është punëtorë në Jugorhom tash tre vjet. Është punësuar në këtë fabrikë sepse nuk ka pas zgjedhje tjetër, nuk ka arrit me vite të gjej një punë të përshtatshme për profesion e tij dhe është dashtë të gjej një zgjedhje për të mirëmbajtur familjen.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button