Sheqerinska: LSDM paralelisht me ‘bombat’, fillon edhe me protestat

Zv/kryetarja e LSDM-së Radmilla Sherinska, në emisionin “Rruga Drejt” theksoi se me protestat e mbrëmshme në Kumanovë, LSDM-ja ka filluar fazën e dytë të veprimit, që nënkupton organizimin e protestave paralelisht me publikimin e bombave. Ajo paralajmëroi protesta të tjera ditëve në vazhdim edhe në qytete tjera të Maqedonisë, si hap të domosdoshëm pas gjithçka që zbardhën bombat.

‘Publikimi dhe pritja nga ana jonë, në ndonjë sallë të konferencave për shtyp, nuk do të jetë e mjaftueshme. Fillimi ynë i sotshëm i organizimit të tubimeve dhe marsheve protestuese në disa komuna, është fillimi i mënyrës së dytë të funksionimit. Qytetarët në Maqedoni duhet të dalin në rrugë dhe të thonë nuk duam shtet të tillë, siç e ka shndërruar Gruevski Maqedoninë. Nuk pajtohemi të jetojmë me frikë’, tha Radmilla Shekerinska, zv/kryetare e LSDM-së.

E pyetur për bisedimet në Bruksel, Shekerinska nuk demantoi nëse kërkesa kryesore e opozitës ka qenë shkarkimi i Prokurorit Publik. Ajo shpjegoi se pse shkarkimi i Marko Zvërlevskit është i nevojshëm dhe arsyeshëm në këtë moment.

Lidhur me skandalin e fundit të drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov për marrje ryshfet qindra mijëra eurosh, Shekerinska theksoi se arsyetimet dhe reagimet e pushtetit jo vetëm që nuk janë të vërteta, por edhe jo-logjike. Megjithatë sipas saj, Qeveria më në fund konfirmoi vërtetësinë e bisedave telefonike

Lajme të ngjashme

Back to top button