Ja se çfarë propozojnë diplomatët evropian për daljen e Maqedonisë nga kriza

Përfaqësuesit e BE-së e fajësojnë Qeverinë e Nikolal Gruevskit se ‘po e çon shtetin drejt katastrofës’ dhe fton qeverinë dhe opozitën të ulen në tavolinë dhe të bisedojnë për të parandaluar një skenarë të këtillë, shkruan Euroaktiv, web faqja e cila ndjek politikat e Bashkimit Evropian.

Diplomatët siç shkruan “Euroaktiv”, vlerësojnë se partitë politike në Maqedoni sigurisht nuk do të gjejnë mënyrë për kyqje në dialog konstruktiv apo për ndonjë marrëveshje tjetër.

Ato për Euroaktiv theksojnë dy skenarë të mundshme për zgjidhjen e situatës. Njëra është formimi I qeverisë kalimtare, e cila do të përgatit terrenin për zgjedhje demokratike, derisa zgjidhja e dytë është emërimi i një përfaqësuesi të BE-së (Guvernator) derisa pushtetin e merr qeveria e zgjedhur demokratike.

Nga portal theksojnë se dy përfaqësuesit e lartë, kanë dhënë mbrëmë deklaratë por kanë kërkuar që të mos përmenden emrat e tyre që lirshëm të shprehen për situatën në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button