Pasko Kuzman para gjykatës penale

Pasko Kuzman, ngarkohet me padinë për keqpërdorim të detyrës pasi në mënyrë ilegale u ka dhënë leje dy personave që të bëjnë gërmime në afërsi të Katllanovës dhe të Dellçevës.   

Në lokalitetin e parë në afërsi të vendin “Dramski Rid” në afërsi të Dellçevës supozohet se në një tunel të lënë pas dore ishte e vendosur një sasi e madhe e armëve që nga lufta e gjermanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, kurse në lokalitetin e dytë në Katllanovë është gërmuar për sasi të mëdha të arit që vlejnë disa milionë euro.   

Në të dy vendimet e lëshuara nuk është saktësuar vendi i gërmimeve, kurse si mbikëqyrës  Kuzman ka emëruar të ashtuquajturin Nikollovski, ndërsa, si kontrollues është emëruar Bojçevski, por për këto nuk ka asnjë dokument zyrtar. Gjithashtu, nuk ekziston asnjë procesverbal nga ndonjë kontroll e bërë në këto dy vende si dhe çfarë është gjetur nga gërmimet.

Lajme të ngjashme

Back to top button