Pajisja për përgjim është sekret publik shtetëror!

Tito Petkovski, ish kryetar i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e ndjekjeve të komunikimeve, thotë se që kur ai ka qenë kryetar i Komisionit, ka qenë sekret publik se është porositur pajisje për ndjekje.

Petkovski thotë se thuajse për asnjë pyetje që e ka parashtruar, e që ka pasur lidhje me pajisjen e përgjimit ose me paratë shtesë në buxhetin e MPB-së ose DSK-së, nuk ka marrë përgjigje, as në seancë të Komisionit e as në seancë plenare.

Megjithatë, për çfarë pajisje bëhet fjalë në  audio- regjistrimet  nga telefonatat që i publikoi lideri opozitar Zoran Zaev?

A bëhet fjalë për pajisje përgjimi, siç pohon Zaev apo për diçka tjetër?

“Në vitin 2011, kishte 8 milion euro shtesë në buxhet dhe edhe pse disa herë pyeta cili është qëllimi i këtyre parave, mora përgjigje se bëhet fjalë për informacion të klasifikuar i cili mund të thuhet vetëm në seancë të mbyllur për të cilin duhet të pajtohen 82 deputet gjegjësisht dy e treta e shumicës- thotë Petkovski.

Sipas tij, pajisja e përgjimit është porositur disa herë.

Ish deputeti opozitar, Esad Rahiq, thotë se nuk mund të thotë për ndonjë porosi të pajisjes në vitin 2011 sepse nuk ka të dhëna për diçka të tillë, por kthehet në dyshimet që në vitin 2007 i shkaktoi rritje enorme e buxhetit të DSK-së, për rreth 25 milion euro.

“Në komision parlamentar kërkuam përgjigje nga ministrja e brendshme që të përgjigjet pse janë transferuar aq para në DSK. Insistuam të marrim përgjigje në Kuvend dhe komisionet kompetente, por edhe pas gjithë tentativave, nuk morëm kurrfarë përgjigje. Dyshimet ishin se paratë janë për pajisje përgjimi. Më vjen mirë, por njëkohësisht, edhe më vjen keq nëse atëherë kam qenë në të drejtë e kjo tani po konfirmohet- thotë Esad Rahiq për “Meta”.

Lajme të ngjashme

Back to top button