Mavraj merr lajm të hidhur, i vdes babai

Mërgim Mavraj ka marrë një lajm të hidhur. Mbrojtësit të Kombëtares i ka vdekur babai. Ai vuante nga një sëmundje dhe ishte i shtruar në një spital të Frankfurtit në Gjermani.

Lajmi bëhet i ditur edhe nga faqja zyrtare e KF Istogut, klub ky që vjen nga vendlindja e Mavrajt.

Sipas tyre, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 16:00 në fshatin Staradran të Istogut.

Lajme të ngjashme

Back to top button