Januzaj fillon të shndris, e kërkon City

Manchester City është duke shikuar mundësinë e transferimit të Adnan Januzajt nga rivali i tyre lokal Manchester United.

Mesfushorit të talentuar kosovar që njihet ndryshe si “Beckhami belg” në fund të këtij edicioni i skadon kontrata me United dhe këtë rast janë duke e parë si mundësi zyrtarët e Cityt, raporton sot Sunday People.

Januzaj mund ta befasoj bosin e ri të United David Moyes me një transferim tek rivali City.

Por besohet se Moyes është duke përgatitur kontratën e re për kosovarin i cili në ndeshjen e djeshme kundër Crystal Palace debutoi në Premier League. Ndërsa paraqitja e tij sipas gazetës britanike ia ka mbushur mendjen skocezit që të mos e humb atë.

Januzaj ka qenë cak i klubeve të mëdha botërore por oferta e Cityt mund të jetë shqetësimi më i madh i United.

Në anën tjetër, Moyes nuk dëshiron që të përsërisë problemet e Sir Alex Fergusonit, i cili për shkak të mos realizimit të kërkesave të lojtarit bëri që mesfushori i talentuar francez Paul Pogba të largohej në drejtim të Juventusit.

Lajme të ngjashme

Back to top button