Tre raste të reja të tularemisë­një në Çair, dy në Haraçinë

Tre raste të reja të personave të sëmurë nga tularemia janë konfirmuar dje me analizat laboratorike në Institutin për shëndet publik, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë. Tre personat janë nga rajoni i Shkupit, prej të cilëve njëri nga komuna Çair, ndërsa dy të tjerë nga komuna e Haraçinës, dhe të gjithë i përkasin grupmoshës prej 19 deri në 37 vjeç. “Personat janë në përgjithësi në gjendje të mirë edhe pas kontrolleve ambulatore të kryera janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Te tre personat është konfirmuar se infektimi ka filluar para disa javëve”, qëndron në kumtesë.

Përndryshe, deri tani janë regjistruar gjithsej 28 persona të sëmurë nga tularemia, mes të cilëve në komunën Haraçinë 9 raste, komunën e Lozovës 12 raste, komunën Çair 1 rast, komunën Kisella Vodë 1 rast, komunën Shën Nikolë 2 raste dhe në komunën e Kumanovës 3 raste.

Nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente potencojnë se rregullisht e ndjekin gjendjen dhe ndërmeren të gjitha masat e nevojshme sanitare­higjienike dhe kundërepidemike dhe aktivitete për parandalim dhe eliminim të kësaj sëmundje. Rregullisht kryhen hulumtime të cilësisë së ujit për pije në rajonet e goditura dhe nëse nuk është i dukur ndalohet për pije dhe jepen rekomandime për zierje të ujit.

Vazhdimisht shpërndahen materiale edukative për popullatën me këshilla për parandalim. Është kryer deratizim në shtëpitë familjare, oborret, shkollat, ndërtesat komunale në këto rajone dhe në rrjedhë është zbatimi i masave për pastrim dhe sanim të depove të ujit në sistemet për furnizim me ujë.

Back to top button