Seanca të tre komisioneve kuvendore në Parlamentin e Maqedonisë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajnë seanca Komisioni për çështje ekonomike, Komisioni për politikë të jashtme dhe Komisioni për çështje kushtetuese.

Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tregti në lexim të parë, ndërsa Komisioni për çështjeve kushtetuese do të diskutojë rreth Propozimit për qasje drejt ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, e parashtruar nga një grup deputetësh nga shumica parlamentare.

Anëtarët e Komisionit për politikë të jashtme do të shqyrtojnë ratifikimet për ndryshime të marrëveshjeve mes Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës për kryerje reciproke të vendimeve gjyqësore në çështjet penale dhe për ekstradimin, si dhe ratifikimi i Protokollit të tretë të plotësuar të Konventës evropiane për ekstradim.

Lajme të ngjashme

Back to top button