Kurora me VMRO-në, përjashton BDI-në nga dialogu, Brukseli kërkon të ndajë mendjen

Kërkesa e BDI-së për të qenë pjesë e dialogut që zhvillohet në Bruksel mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, mbetet një klithmë e një faktori politik që deri më tani nuk ka marrë ftesën e askujt.

As bomba e 16 nuk ka ndryshuar pozicionin inferior dhe në pritje të BDI-së, për të marrë peshën e duhur për pjesëmarrjen në dialog, vlerësojnë përfaqësues të spektrit opozitar. Sipas tyre BDI në njëfarë mënyra si nga Brukseli, ashtu edhe vetë përjashton vetveten nga pjesëmarrja në dialog.

Ish kandidati për president Stevo Pendarovski, thotë për Portalb se dyert për pjesëmarrje në dialog janë të hapura për BDI-në, por ajo të paktë duhet të prononcohet para Brukselit se cilin kurs do të ndjek, atë të përkrahjes së kursit që çon kah diktatura apo atë të orientimit të Maqedonisë drejtë Rusisë dhe lindjes, apo do të përkrah demokracinë në vend.

“Shqiptarët gjithmonë kanë qenë çelësi i ngjarjeve më të rëndësishme duke filluar që me hartimin e Kushtetutës së Maqedonisë dhe pikërisht për këtë faktori shqiptar patjetër të marrë pjesë në dialog. Nëse ata përkrahin kualifikimin e Brukselit se gjendja në Maqedoni është katastrofë atëherë ata patjetër të ftohen”, thotë Pendarovski.

Sipas tij, në Bruksel diskutohet për çështje shumë madhore për Maqedoninë nuk diskutohet vetëm për dorëheqje.

“As Zvërlevski dhe as Gordana Jankullovska, nuk janë koka e oktopodit. Të gjithë e kemi dëgjuar se kush është maja e piramidës, prandaj nëse BDI ja dëshiron të mirën Maqedonisë atëherë ajo është e mirëseardhur në dialogun e Brukselit”, thotë Pendarovski.

Jove Kekenovski thotë për Portalb se për momentin BDI është faktori politik më i rëndësishëm i shqiptarëve në Maqedoni dhe si e tillë ajo duhet të jetë pjesë e dialogut që zhvillohet në Bruksel mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

Kekenovski thotë se për të qenë pjesë e dialogut, BDI-ja duhet të ketë një qasje më objektive për situatën në vend.

“Nëse e shohin situatën më objektivisht dhe nëse i dëshirojnë të mirën qytetarëve të Maqedonisë, duhet që të marrin pjesë në dialog. Edhe nëse do të diskutohet çështja e formimit të një qeverie teknike, BDI do të jetë pjesë e saj prandaj duhet të kycet në bisedime, me kusht që të ketë qasje objektive pavarësisht se është në koalicion me VMRO-DPMNE-në në qeveri”, thotë Kekenovski.

Kekenovski thotë për pjesëmarrjen e BDI-së në dialog nuk mund të anashkalohet Brukseli nga e cila varet edhe ftesa. Sipas tij patjetër të ketë një konsensus që të inkuadrohet edhe BDI në bisedime sepse është një faktor I rëndësishëm në politik.

Lajme të ngjashme

Back to top button