Sot promovohet libri i Bajrush Mjakut, ‘Ditari i ditarit të një të çmenduri’

Me rastin e 40 vjetorit të karrierës teatrore të aktorit të mirënjohur Bajrush Mjaku, sot në ora 13, në skenën e Qendrës Teatrore për Fëmijë – Shkup, në Çarshinë e Vjetër, bëhet promovimi i librit “Ditari i ditarit të një të çmenduri” nën autorësinë e Mjakut. 

Libri përveç origjinalin në gjuhën shqipe në vete i përmban edhe përkthimet në gjuhën maqedonase dhe angleze. Në të bëhet fjalë për përmbledhje përshtypjesh, shkrime dhe fotografi për një nga shfaqjet më të susksesshme të aktorit Bajrush Mjaku, “Ditari i një të çmenduri” – Gogoli në regji të Ivan Popovskit, si dhe çështje të tjera për dhe rreth teatrit.

Promovues të librit do të jenë: Slododan Unkovski, Kim Mehmeti dhe Dino Mustafiq.
Botimin e librit e mundësuan Komuna Çair, Ministria për kulturë e RM-së, Libraria e Çarshisë, Logos A, Focus Print dhe Qendra Multimedia.

Promovimi i librit është vetëm një nga evenimentet që do të mbahen për shënimin e këtij përvjetori, pas të cilit më datë 21.09.2013 në kuadër të Festivalit të Ri të Hapur, i njohur me shkurtesën MOT, do të pasojë edhe premiera e shfaqjes “Armiku i popullit” nga H. Ibsen në regji të Dino Mustafiq, ku mes ekipit artistik të përbërë nga artistë të Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Bosnjës, aktori Bajrush Mjaku do të paraqitet në rolin e armikut të popullit – Dr. Stokman.

Lajme të ngjashme

Back to top button