SHKSHM reagon ndaj ofendimit nga ana e ministres Gordana Jankullovska

Shoqata e Kulturës Shqiptare në Maqedoni​ reagon ashpër ndaj ofendimit dhe diskriminimit nga ana e ministres se punëve te brendshme Gordana Jankullovska e cila ne shume raste popullin shqiptar e thret me termin “SHIPTARI”.

“Besojm thelle ne vete qe kjo shprehje ofenduese dhe degraduese i brengos gjthe shqiptaret qe jetojne brenda dhe jashtë vendit.

Gjithashtu duam te besojm se ky lloj i zhargonit te ministreshes se ngarkuar me nacionalizmin maqedonas i ofendon edhe funksionarët e BDI-se.

Nëse zv. ministri shqiptar ne MPB z. Zemri Qamili posedon pak ndjenja qytetare dhe demokratike, nëse sadopak e bren ndërgjegjja njerëzore, kërkojmë te tërhiqet nga posti zv.Minister deri ne ditën kur ministresha e Tij nuk kërkon falje publike para qytetareve te bashkesise etnike shqiptare ne Maqedoni dhe me gjere.

I nderuar Kryetar i Bashkimit Demokratik pe Integrim, z. Ali Ahmeti

Besoj qe duhet te turpëroheni kur dikush nga partneret e koalicionet me te cilet bashkqeverisni, ofendon rende bijte dhe bijat e asaj NENE SHQIPTARE për te cilën Ju kontribuuat ne ngritjen e shtatores se saj.

Besojmë dhe mbetemi me shprese qe  do sa me shpejt te kërkoni shkarkimin e kësaj ministreshe ose do t’ju llogarisim kopil te nënës shqiptare, ngase këtu ofendohen rende edhe 153.000 votat me te cilët mburreni si subjekt politik”, thuhet në reagimin e SHKSHM.

Lajme të ngjashme

Back to top button